Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka qëndruar gjatë ditës së sotme në qytetin e Gjilanit.
Deliu-Kodra ka vizituar njërën nga fabrikat e Kosovës ku është shprehur se është ndjerë si në shtëpi.
“Në kompaninë “Fluidi” u ndjeva si në shtëpi! Kjo falë mikpritjes së ngrohtë që na e bënë udhëheqës të kompanisë së madhe, që vjen nga Lugina e Preshevës por qendrën e ka në Gjilan”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Në këtë vizitë Deliu-Kodra ka treguar se ka qenë e shoqëruar me Zijush Ahmetin i cili është kandidat nga Lugina në listën e PDK-së.
“Fluidin” e vizituam me kolegun Zijush Ahmeti, kandidat nga Lugina, në listën e PDK-së, i cili është vlerë e shtuar e familjes tonë politike. Mbështetja për të në këto zgjedhje, është mbështetje për Luginën. Kur pamë nga afër prodhimin në ‘Fluidi’, kompani e cila sot ka mbi 260 punëtorë, u mahnitëm. Madje, patëm kënaqësinë të shijonim edhe disa nga pijet që prodhoheshin me një përsosmëri”, ka thënë Deliu-Kodra.
Tutje ajo ka thënë se “Lehtësira fiskale dhe ndihmesa të tjera për bizneset prodhuese, sidomos pas gjendjes me pandeminë, ka paraparë dhe prezantuar deri tani, PDK me #Rimëkëmbjen”. /Insajderi.org