Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, sot ka qëndruar për vizitë në Shtime, ku ka takuar kreatorë të shumtë.
Deliu-Kodra pas vizitës ka thënë se kreatorëve të rinj, rimëkëmbja do t’u jap përkrahje përmes granteve të parapara në pakon e mbështetjes së bizeseve.
Postimi i plotë:
Vizitë e këndshme në Shtime, te dizajnerja Egzona Abazi.
Egzonën e vizituam bashkë me kolegët kandidate znj. Agime Roshaj dhe z. Rrahman Jakupi.
Jemi dëshmitarë se si vajzat tona po shquhen nëpër botë me dizajnet e veshjeve dhe kjo na bën krenarë.
Kreatorëve të rinj, Rimëkëmbja do t’u jap përkrahje përmes granteve të parapara në pakon e mbështetjes së bizeseve.
Te Egzona, mbeta gjatë edhe në punëtorinë e saj, ku pashë se si puna e saj me kaq elegancë, nxjerr edhe fustane e vello kaq elegante.