Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra ka mbajtur sot një tubim me gratë nga Vushtrria.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Deliu-Kodra ka thënë se shtetndërtimi do të vazhdoj nën shembujt më të mirë nga Thaçi dhe Veseli, përcjell Gazeta Insajderi.
“Vushtrria është përcaktuar për shtetndërtuesit e Kosovës, për PDK-në. Shtetndërtimin do ta vazhdojmë nën shembujt më të mirë që kemi: Thaçin dhe Veselin”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Tutje kandidatja për deputete ka thënë se “Rimëkëmbjen pas krizës ekonomike, do ta fillojmë me ekipin më të mirë, të prirë nga kryeministri Hoxhaj. Ekonomia është urgjente. Por në Vushtrri, më gra, të rinj e të reja, u pajtuam që vendit i duhet Rimëkëmbje e plotë”. /Insajderi.org