Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu Kodra ka qëndruar sot në qytetin e Pejës.
Në Pejë ajo është takuar me gra të PDK-së, ku ka thënë se ata janë më të motivuar më shumë se kurrë në fitoren e 14 shkurtit, përcjell Gazeta Insajderi.
“Të motivuar më shumë se kurrë për fitoren e PDK-së më 14 shkurt. Në Pejë, ku takuam dhjetëra gra, na nderoi me pjesëmarrje edhe znj.Remzie Shahini – Hoxhaj. PDK po vazhdon ta prezantojë ofertën e saj para qytetarëve sepse realisht, vetëm PDK ka një ofertë, një plan”, ka shkruar Deliu-Kodra.
Deliu-Kodra ka thënë se mbështetja e Pejës është e nevojshme dhe e nderuar.
“Bashkëbisedimi në Pejë ishte në vazhdën e shpalosjes së #Rimëkëmbjes si platformë, të cilës do t’i prijë Hoxhaj kryeministër. Mbështetja e Pejës, ashtu si e të gjitha qyteteve të tjera, është shumë e nevojshme dhe na nderon. Faleminderit Pejë!”, ka shkruar Deliu-Kodra. /Insajderi.org