Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu është takuar sot me një grup të grave.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Deliu ka kërkuar që të përkrahen gratë të cilat punojnë pa rreshtuar.
“Me koleget nga lista jonë e fitores, Valdete Idrizi dhe Donjeta Bytyqi, dëgjuam rrëfime nga puna e znj.Shemsije Lahu, udhëheqëse e “Gratë për Gratë”. Puna e zonjës Shemsije, si aktiviste dhe vullnetare e palodhshme, në ndihmë, shtytje për pjesëmarrje dhe vetëdijësim të shoqërisë, është mësim që kemi nevojë ta dëgjojmë shpesh. Le t’i përkrahim të gjitha ato gra që po punojnë parreshtur për përmirësimin e pozitës së grave në shoqëri”, ka shkruar Deliu-Kodra. /Insajderi.org