Kandidatja për deputete nga PDK, Blerta Deliu thotë se e kaluara jonë formësoi të ardhmen e fëmijëve tanë.
“Të kaluarën e fshijnë vetëm ata që dëshirojnë ta manipulojnë të ardhmen”, shkruan ajo.
Postimi i saj i plotë:
Ne jemi krenarë me të kaluarën tonë.
Ajo është historia e lavdishme që formësoi të ardhmen e fëmijëve tanë: lirinë, pavarësinë e shtetndërtimin.
Të kaluarën e fshijnë vetëm ata që dëshirojnë ta manipulojnë të ardhmen!
E fshijnë ata që duan ta ndërtojnë një të ‘tashme imagjinare’ dhe për një grusht votash arratisen nga e kaluara e tyre.
Më 14 shkurt, Kosova voton për të ardhmen që nuk i tutet të kaluarës, por mburret me të.