
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për shtrenjtimin e rrymës me 16.1%, duke e quajtur këtë një goditje të rëndë për qytetarët, shkruan Insajderi.
Ajo ka thënë se, ndërkohë që kryeministri në detyrë Albin Kurti është i përqendruar në “numra dhe pazare politike”, qytetarët do të ndiejnë pasojat direkte në faturat e energjisë që nga muaji maj.
Sipas Deliut, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është shndërruar në “mashë të Qeverisë”, duke miratuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike në kohë të krizës ekonomike.
Ajo ka deklaruar se kjo nuk është mënyra e një qeverisjeje të përgjegjshme dhe se vendimi do të ndikojë direkt në varfërimin e qytetarëve.
“Ky veç qeverisje nuk është,” thuhet në reagimin e saj.