Kandidatja për deputete nga PDK, Blerta Deliu ka takuar të rinjtë e Istogut.
Deliu ka shkruar se janë të lumtur që rinia po i bashkohet PDK-së.
“Në bashkëbisedim me të rinjtë e Isogut, qytetit tonë të këndshëm, folëm për detajet e Rimëkëmbjes. Ngrohtësinë që ta jep Istogu në stinët e ftohta dhe freskinë në ato të nxehtat, duhet ta shndërrojmë me projekte konkrete në atraksion më të gjallë turizmi. Dhe kush më mirë se të rinjtë do ta bënin këtë? Jemi shumë të lumtur që rinia po i bashkohet radhëve tona. Jemi të nderuar që po e shohin PDK-në adresë ku i shpalosin idetë”, ka shkruar Deliu./Insajderi.org