Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu së bashku me bashkëpartiakët e saj ka vizstuar Polacin, ku ka prezantuar programin e rimëkëmbjes.
Deliu ka thënë se Rimëkëmbja është plan i qartë i dedikuar për zhvillimin ekonomik dhe bizneset.
“Programin e Rimëkëmbjes e prezantuam me kolegë kandidatë në Polac, ku u pritëm ngrohtë në familjen e z.Elmi Gruda. Z. Gruda udhëheq ‘Muli Shoes’, një biznes që ka disa të punësuar. Rimëkëmbja është plan i qartë i dedikuar për zhvillimin ekonomik dhe bizneset. Me Hoxhajn kryeministër dhe panin e PDK-së, bizneset do të mbështeten me 500 milionë euro grante dhe subvencione. Me udhëheqësit e ‘Muli Shoes’, na u bë edhe më e qartë se sa shumë kanë nevojë për ndihmë bizneset që u harruan pothuajse tërësisht gjatë vitit të vështirë të pandemisë”, ka shkruar Deliu./Insajderi.org