×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deliu pas dorëheqjes se Mehajt: “Truri” po ikë prej Kurtit, është dashur të shkarkohen Kusari-Lila, Rozeta Hajdari, Martin Berishaj…

    Insajderi
    08 August 2023 - 12:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka reaguar pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.

    Sipas saj largimi i ish—ministrit Rifat Latifi dhe tani i Mehajt “janë dëshmi se përbrenda kësaj Qeverie, jo vetëm qeverisja por edhe mentaliteti është i kalbur”.

    Deliu tha se para Mehajt është dashur të shkarkohen Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari-Lila e Martin Berishaj.

    “Përndryshe, para Armendit, është dashur të shkarkohen e jo tu lejohet dorëheqja, Rozeta Hajdari, Mimoza Kusari – Lila, Martin Berishaj dhe nja 50 zyrtarë tjerë të përfshirë në afera korruptive e skandale të ndryshme.  P.S. Sa është fondi i sigurisë, Kryeministër?”, tha ajo. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark