Kandidatja e PDK-së për deputete në Kuvendin e Kosovës, Blerta Deliu Kodra, ka dënuar sulmet që i janë bërë kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, pas zhvillimeve të fundit.
Ajo në emisionin zgjedhor në T7 ka thënë se gjithmonë femrat sulmohen më shumë.
“Terrorizimi që i është bërë është skandaloz”, ka thënë ajo.
Daka është përballur me kritika të shumta pas vendimit të KQZ-së për moscertifikimin e listave të VV’së, AAK-së dhe Nismës.