×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deliu: Shëndetësia dhe arsimi kanë nevojë të rimëkëmben

    Insajderi
    27 January 2021 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, ka treguar se nga e ka të orientuar platëformën partia që ajo përfaqëson.

    Sipas Deliut, shëndetësia, arsimi, sundimi i ligjit si dhe marëdhëniet diplomatike janë pikata që meritojnë trajtim më të vecant.

    “Ne i kemi orientuar platëformat tona në pesë pika, janë pikat të cilat kanë prekur më së rëndi sistemin apo vendin në përgjithësi, dhe ato janë shëndetësia, sundimi i ligjit, arsimi dhe cështjen e marëdhënieve  diplomatike të Kosovës, këto jonë prej pikave kryesore të cilat meritojnë një trajtim më të vecantë”, ka thënë Deliu në RTK.

    Tutje, Deliu ka shtuar se shëndetësia dhe arsimi kanë nevojë më shumë që të rimëkëmben.

    “Sfida e sistemit shëndetësorë të cilat e kanë gjetur totalisht të papërgaditur qeverinë ku mbeti pezull mirëqenja e qytetarëve të Kosovës aspekti i trajtimit të tyre, përballja e tyre me virusin COVID, poashtu sistemi i arsimit që është sfiduar skajshëm. Ne mendojmë që këto prioriteti duhet të rimëkëmben”, tha tutje Deliu./Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark