Blerta Deliu, e cila është kandidate për deputete në listën e Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se rinia, është shpirti i kësaj partie.
Ajo në një takim me të rinj dhe të reja në Prishtinë, tha se më shumë kanë dëgjuar se sa kanë folur, shkruan Insajderi.
“Rinia, shpirti i PDK-së 💙. Kësaj here, në Prishtinë, më shumë dëgjuam sesa që folëm. Atmosferë madhështore në takimin ku bashkë me kolegë nga lista jonë, u pritëm nga të reja e të rinj entuziastë për fitoren e PDK-së. Dyert tona janë të hapura për rininë anë e kënd Kosovës. Është forca shtytëse për të cilën kemi nevojë çdoherë”, ka shkruar Deliu në rrjetin social Facebook.
Ajo ka shtuar se DPK-ja do të jap mbështetje të pakursyer për idetë e tyre inovative. /Insajderi.org