×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deliu thumbon Qeverinë Kurti pas humbjes së teniserit serb: Alcaraz i përshëndetë Gjokoviqin, Radojiçiqin e këta tjerët

    Insajderi
    16 July 2023 - 22:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Tenisti spanjoll, Carlos Alcaraz ka arritur të fitojë kundër tenistit serb Novak Gjokoviq në turneun Grand Slam të tenisit, Wimbledon.

    Kjo ngjarje ka marrë vëmendje edhe në Kosovë. Për këtë, Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka shfrytëzuar fitoren e Alcaraz kundër Gjokoviq që ta sulmojë Qeverinë Kurti.

    ”Carlos Alcaraz i përshëndetë Gjokoviqin, Radojçiqin e krejt këta tjertë me rend”, ka shkruar ajo.

    Ky reagim i Deliut lidhet me përgjimet e fundit, të përfshirë shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila teksa bisedonte me Simiqin e Listës Serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark