Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka vizituar të kompani printuese e materialeve ‘Flexograf’, ku ka shpalosur planin e Rimëkëmbjes.
Deliu ka shkruar se do të ketë mbështetje dhe rimëkëmbje për kompani kaq motivuese.
“Në ‘Flexograf’, kompani printuese e materialeve për për sektorin e ushqimit dhe higjienës, takim i ngrohtë ku shpalosëm planin e Rimëkëmbjes, bashkë me kolegun nga Lugina, Zijush Ahmeti. E certifikuar me standarde evropiane, fryma e kësaj kompanie qëndron në udhëheqjen dhe fuqinë e saj punëtore. Me mbi 60 të punësuar, e drejtuar nga z. Berat Mustafa, sektorët e veçantë të kompanisë menaxhohen kryesisht nga profesionistë të rinj dhe kjo e bën akoma më të veçantë ‘Flexografin’. Mbështetje dhe rimëkëmbje për kompani kaq motivuese”, ka shkruar Deliu. /Insajderi.org