Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, ka vizituar sot familjen e dy luftëtarëve të UÇK-së, Kasim Shalës dhe Hamdi Berishës në Pejë.
Deliu përmes një postimit në Facebook, ka thënë se djemtë si Kasimi dhe Hamdiu, i dhanë emër lirisë, ia lanë emrin: UÇK.
“Në 22 vjetorin e rënies së Kasim Shalës dhe Hamdi Berishës, vizitova familjet e dy dëshmorëve. Pas vizitës në familje dhe mikpritjes emocionuese, me zonjën Safete Shala, kryetare e Shoqatës së Dëshmorëve në Pejë, bëmë homazhe te varrezat. Lufta e tyre, sakrifica për lirinë, do të mbesin përgjithmonë në kujtesën tonë.Djemtë si Kasimi dhe Hamdiu, i dhanë emër lirisë, ia lanë emrin: UÇK. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Deliu. /Insajderi.org