Insajderi
Lajme

Demantimi nga Presidenca- Manxhuka: E ftoj të vijë në zyrë do t’i ketë 3 nënshkrime me shumë se Konjufca

Insajderi
04 March 2026 - 20:33
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Demantimi nga Presidenca- Manxhuka: E ftoj të vijë në zyrë do t’i ketë 3 nënshkrime me shumë se Konjufca
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Learta Hollaj nga presidenca ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka ofruar përkrahje për Vjosa Osmanin.

Asaj i është kundërpërgjigjur zëdhënësi i Qeverisë Arlind Manxhuka, duke thënë se mund të vijë në zyrat e Lëvizjes Vetëvendosje dhe do t’i ketë 33 nënshkrime për Vjosa Osmanin.

Kështu, Manxhuka tha se do të ketë 3 nënshkrime më shumë se Glauk Konjufca.

“Nëse shefja e zyres së Presidentes ka dyshime se nuk i kemi premtuar Presidentes 30 nënshkrime, e ftoj që sonte të vijë në zyret e Lëvizjes, do t’i ketë edhe 3 më shumë se kandidati Glauk Konjufca, pra 33”, ka thënë ai.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark