Ekspert kanë konstatuar se ushqimet e mikrovalës kanë pasoja serioze për shëndetin tuaj.
Enët plastike që përdoren për të ngrohur ushqimin e gatshëm në mikrovalë, kanë toksina kancerogjene, raporton Daily Mail.
Po ashtu edhe rrezatimi që i bëhet vazhdimisht ushqimit në mikrovalë, ndikon në përqendrim, nivel të energjisë dhe kohën e gjumit, njofton Insajderi.
Toksina që i lëshon mikrovala janë shumë të dëmshme për sistemin imunitarë. Ato kanë efekt të dëmshëm në mbi fertilitet, bilancin e hormoneve, presionin e gjakut, shëndetin kardio vaskular, e gjithashtu edhe në humorin tuaj.
Ushqimet e mikrovalës po ashtu kanë një përmbajtje të ulët ushqyese dhe shpesh përmbajnë nivele të larta të sheqerit, kripës.
Sipas, dietologut Lily Soutter, është shumë e vështirë që në ushqimet e gatshme të ketë përbërës organik, ato thjeshtë përdorën për një ushqim më të shpejt, ka thënë ai për Daily Mail.
Dietologu sugjeron se para se ta fusin ushqimin në mikrovalë, ta zbrazin në një enë qelqi./Insajderi.com