Gjatë një emisioni televiziv rreth fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale në Prishtinë, si dhe rezultatin e mundshëm, është bërë debat i ashpër mes analistëve në studio. Analistët theksuan se argumentet e Vitisë për menaxhim të shëndetësinë nuk duhet të përdoren, sepse rezultatet e tij janë vetëm dështim.
Analisti Arton Demhasaj theksoi mes tjerash se AAK dhe PDK do të kenë rritje për shkak të kandidatëve Daut Haradinaj dhe Uran Ismajli. Ai shtoi se “projekti më i mirë i kësaj fushate është, projekti i Daut Haradinajt për spitalin e Prishtinës”.