Insajderi
Biznes

Dëmtohet gypi i ujit, mbetet pa ujë lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë

Insajderi
02 September 2020 - 07:29
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Dëmtohet gypi i ujit, mbetet pa ujë lagjja Bregu i Diellit në Prishtinë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se gjatë natës së mbrëmshme është dëmtuar gypi i ujit në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Sipas kompanisë, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendin e ngjarjes dhe me të gjitha kapacitetet për punë po merren me sanimin e defektit të atij gypi.

“Deri në sanimin e defektit pa ujë të pijshëm janë rruga ‘Hyzri Talla’ dhe rruga ‘Xheladin Rekaliu’ në lagjen ‘Bregu i Diellit. Sanimi pritet të përfundoj gjatë ditës së sotme”, njofton kompania.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark