×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëmtoi ulëset e fushës sportive, arrestohet i riu dhe inicohet procedurë

    Insajderi
    06 April 2024 - 11:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Komuna e Lipjanit ka publikuar një video ku shihen disa të rinj teksa i shqelmojnë dhe i dëmtojnë ulëset e fushave sportive.

    Në lidhje me këtë ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune, Imri Ahmeti, i cili ka apeluar qytetarët të mos dëmtojnë pronën publike.

    “Të nderuar qytetarë, ruajtja e aseteve publike dhe investimeve publike është detyrë e të gjithë neve. Huliganizmi dhe dëmtimi i pasurisë shtetrore është i dënueshëm. Kërkohet një ndërgjegjësim i përbashkët për t’u kujdesur për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e mjedisit dhe investimeve publike. (Para pak ditësh kjo sjellje tek fushat sportive për ne është e papranueshme dhe duhet të dënohet nga të gjithë). Kryetari Ahmeti apelon tek të gjithë qytetarët që të kujdesen sa më shumë për ruajtjen e investimeve publike”, thuhet në reagimin e Ahmetit.

    Pas këtij postimi të komunës, policia ka arrestuar një person nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me disa persona të tjerë të dyshuar të mitur kanë dëmtuar ulëset.

    Policia ka njoftuar se i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    Rasti është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark