×
  • Sport
  • Sport / Insporti

    Dener Nugets dhe Milwauke vazhojnë me fitore – të gjitha rezultatet e NBA

    Insajderi
    07 February 2022 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Milwaukee fiton në Los Angeles përballë Clippers 137-113 dhe Antetokounmpo është protagonisti kryesor i suksesit me 28 pikë të shënuar.

    Feston edhe Denveri, që falë “triple double” të Jokic mund 124-104 Brooklyn, që pëson humbjen e tetë radhazi në NBA. Buzëqeshin edhe Philadelphia, Cleveland, Boston dhe Dallas, që fitojnë ndeshjet respektive.

    LOS ANGELES CLIPPERS-MILWAUKEE BUCKS 113-137

    Pas suksesit në Portland, Milwaukee merr një tjetër fitore me peshë, kësaj radhe në shtëpinë e Clippers. Bucks dominojnë periodën e dytë (32-19) dhe mbyllin pjesën e parë në avantazh, të cilin e thellojnë akoma më shumë në pjesën e dytë.

    Tre lojtarë të kampionëve në fuqi mbyllin ndeshjen me “double double” dhe të gjithë shënojnë mbi 20 pikë. Giannis Antetokounmpo realizon 28 pikë dhe 10 rebounde, Jrue Holiday 27 pikë dhe 13 asist, ndërsa Portis 24 pikë dhe 11 rebounde.

    Në radhët e vendasve mundohen Powell (28 pikë) dhe Marcus Morris (20 pikë), por nuk mjaftojnë që të evitohet humbja.

    DENVER NUGGETS-BROOKLYN NETS 124-104

    Nuk ka fund kriza e Brooklyn, që pëson humbjen e tetë radhazi në kampionat në Denver. Nets rezistojnë gjatë pjesës së parë, por dorëzohen në periodën e tretë përballë Jokic, që është lojtari më i mirë i vendasve.

    Serbi realizon një “triple double” (27 pikë, 12 rebounde dhe 10 asist), por në fitore kontribuon edhe Barton me 21 pikë. Kyrie Irving është më i mirë për Nets-at (27 pikë dhe 11 asist), por i vetëm nuk mund të bëjë asgjë.

    CHICAGO BULLS-PHILADELPHIA 76ERS 108-119

    Një ndeshje spektakolare është zhvilluar në Chicago, aty ky Philadelphia ka mposhtur vendasit 119-108.

    Në “United Center” duelojnë në distancë DeMar DeRozan dhe Joel Embiid: ylli i Bulls-ave është shënuesi më i mirë i ndeshjes me 45 pikë, ndërsa kamerunasi realizon një “double double” (40 pikë dhe 10 rebounde).

    Por miqtë kanë edhe Tobias Harris (23 pikë), Maxey (16 pikë) dhee Seth Curry (12 pikë), që ndikojnë në këtë fitore të madhe. / Oversport.tv

    Ndeshjet e tjera të NBA:

    CLEVELAND CAVALIERS-INDIANA PACERS 98-85

    ORLANDO MAGIC-BOSTON CELTICS 83-116

    DALLAS MAVERICKS-ATLANTA HAWKS 103-94

    MINNESOTA TIMBERWOLVES-DETROIT PISTONS 118-105

    HOUSTON ROCKETS-NEW ORLEANS PELICANS 107-120

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark