Dy shoferë janë dënuar me nga 300 euro, si dhe u është marrë patentëshoferi pasi kanë bërë tejkalim në vijë të plotë.
Policia në Gjilan ka njoftuar se njëri shofer ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar, ndërsa tjetri ka bërë tejkalim në vijë të plotë.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik në dy lokacione të ndryshme, kanë identifikuar dy vozitës duke drejtuar automjetet e tyre, ku kanë tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) sipas shenjës së trafiku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 108 km/h, gjersa tjetri po në zonën 50 km/h tejkalon shpejtësinë në 90 km/h”, ka njoftuar policia
Më tutje, policia ka theksuar se me këto veprim ata kanë rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe kanë rënë ndeshë me rregullat e komunikacionit rrugor.