×
Show

Dënoheni nëse shkruani në telefon derisa ecni në New Jersey

Insajderi
22 March 2016 - 18:33
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Praktika e të ecurit derisa shkruani në telefon është mjaft e përhapur së fundmi. Por, nëse e bëni këtë tani e tutje në New Jersey të Amerikës do të dënoheni me burg.

Një masë e tillë është propozuar javën e kaluar në legjislacionin e këtij shteti, që ndalon të shkruash mesazhe teksa je duke ecur. Nëse ky ligj kalon gjoba mund të jetë 50 dollarë, apo 15 ditë burg, ose edhe të dyja bashkë.

“Nëse një person në rrugë, teksa ecën apo nget makinën, përbën rrezik për të tjerët, atëheër duhet të veprojë ligji dhe të penalizojë sjelljen e rrezikshme”, thotë Pamela Lampitt, anëtare e asamblesë, dhe një nga hartueset e projektligjit, njofton DigitalTrends.com.

New Jersey në fakt ka një ligj për drejtim makine në mënyrë të parregullt, që nëse shkelet për herë të parë gjoba shkon deri në 400 dollarë.

Studimet tregojnë se të shkruash mesazhe gjatë ecjes, mund të kthehet nga një shëtitje e thjeshtë në diçka shumë të rrezikshme.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark