×
  • Lajme
  • Lajme

    Dënohet me gjashtë muaj burg për marrje ryshfeti

    Insajderi
    16 May 2016 - 14:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Gjilan ka dënuar me gjashtë muaj burg një person me iniciale S.S, i kombësisë serbe, i cili akuzohej për marrje ryshfeti.

    Ai akuzohej se në cilësinë e personit zyrtar ka kryer një veprim në kundërshtimi me detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që të dëmtuarit F. D. i ka kërkuar shumën prej 500 Euro, me qëllim të kalimit – dhënies së kundërligjshme të patentë shoferit, njofton gjykata përmes një komunikate për media.

    Trupi gjykues për këtë vepër e ka dënuar me gjashtë muaj burgim, në të cilin dënim ka për të i’u llogaritur edhe koha e kaluar në arrest shtëpiak, thuhet në njoftim./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark