×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Voziti nën ndikimin e alkoolit, 27-vjeçari dënohet me 200 euro gjobë dhe i hiqet patentë shoferi për gjashtë muaj

    Insajderi
    24 January 2024 - 16:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Është gjobitur një 27-vjeçar në Ferizaj me 200 euro, 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, dhe është përjashtuar nga komunikacioni, pasi është kapur duke vozitur nën ndikimin e alkoolit.

    I njëjti nuk ishte ndaluar fillimisht në shenjën stop të policit.

    “Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sot në ora 02:50 të mëngjesit, në rrugën magjistrale Ferizaj- Prishtinë, saktësisht në fshatin Prelez të Ferizajt ka ndaluar shoferin, i cili me veturën e tij fillimisht nuk është ndalur në shenjën stop të policit, ndërsa pas kontrollimit të dokumentacionit dhe testimit me alkooltest ka rezultuar me 0.80 %0. Në lidhje me këtë policia ndaj shoferit me inicialet R.K (M/K) i moshës 27 vjeçar i shqiptoi një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 200 euro , 2 pikë negative dhe 6 muaj masë mbrojtëse, heqje e patentë shoferit, ndërsa është përjashtuar nga komunikacioni”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark