×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Dënohet me 35 vjet burgim i akuzuari për vrasjen e bashkëshortes me sëpatë në Prishtinë

    Insajderi
    17 April 2024 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gjykata ka shpallur aktgjykim dënues për Izet Goden në kohëzgjatje prej 35 vite burgim për veprën penale Vrasje e rëndë

    Ai është shpallë fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej tridhjetë e pesë (35) vite, në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar nën masën e paraburgimit.

    Të akuzuarit i vazhdohet masa e paraburgimit deri në plotëfuqishmërinë e këtij Aktgjykimi, por jo më shumë se dënimi i shqiptuar.

    “I akuzuari I.G me datë 25.11.2022 rreth orës 04:00 në shtëpinë e tij në Prishtinë, në mënyrë mizore dhe dinake, kishte privuar nga jeta anëtarin e familjes së tij – bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G, në atë mënyrë që derisa e ndjera kishte qenë duke fjetur në shtratin e saj, i akuzuari me sëpatë si mjet i përshtatshëm për shkaktimin e lëndimeve të rënda trupore dhe rrezikimin e jetës, e kishte goditur tani të ndjerën disa herë në pjesën e majtë të kokës, duke i shkaktuar asaj lëndime të rrezikshme për jetën, e për shkak të të cilave e ndjera kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark