Sipas CipherTrace me këto skema janë pastruar 380,000 bitcoin me vlerë 2.5 miliardë dollarë përgjatë Janarit 2009 deri në Shtator 2008.
Bitcoin nuk është më aq anonimë sa mendohej. Një Danez është dënuar me burg pasi kishte përdorur monedhën për aktivitete të jashtëligjshme.
33 vjeçari është dënuar me katër vite e tre muaj burg pasi u shpall fajtor për pastrimin e bitcoin-ëve raportoi policia lokale.
Personi në fjalë pranoi në gjykatë se kishte pranuar shuma të mëdha parash për të cilat e dinte se vinin nga aktivitete kriminale.
Sipas një raporti të policisë ai kishte pastruar 500,000 dollarë në këtë mënyrë përpara se të kapej. Ndërmjetësi gjithashtu është dënuar për hakimin e disa serverëve dhe përdorur kompjuterët e të tjerëve për të gërmuar kriptomonedha.
Sipas CipherTrace me këto skema janë pastruar 380,000 bitcoin me vlerë 2.5 miliardë dollarë përgjatë Janarit 2009 deri në Shtator 2008.
Autoritetet Daneze kanë vendosur të mos lënë rehat kriminelët kibernetikë. Prej kohësh policia e këtij vendi përdor bitcoin për të gjurmuar kriminelët kibernetikë.