Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me tri vite dhe pesë muaj të akuzuarin A.M., për veprat penale “sulm seksual” dhe “lëndim i lehtë trupor”.
Në dënimin e shqiptuar me burgim, të akuzuarit i llogaritet edhe koha e kaluar në masën e paraburgimit.
I akuzuari po ashtu detyrohet të paguajë shumën prej 50 euro dhe në emër të taksës për Fondin e Kompensimin e Viktimave të Krimit, shumën prej 20 euro.
“Udhëzohet pala e dëmtuar për realizimin e kërkesës pasurore – juridike, udhëzohet në kontest të rregullt civil. Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë”, thuhet në njoftim. /Insajderi.org/