Një person në Britani i cili e transformoi veturën e tij në një ambulancë të improvizuar – me drita të kaltërta dhe sirenë të emergjencës – me qëllim që të kalojë më lehtë në trafik, është dënuar me më shumë se një mijë funte.
Pamjet e siguruara nga CCTV tregojnë veturën e bardhë me dritat rotative duke anashkaluar veturat që i lëshonin rrugë në tunelin Tyne, shkruan The Guardian.
Gjykata ka vendosur që Shaun Scandlet, 31 vjeç, t’i pezullohet patentë shoferi për një kohë të caktuar.
Fillimisht dyshimet ishin ngritur nga stafi që përkujdeset për tunelin, të cilët më pastaj ishin drejtuar me kërkesë për hetime tek autoritetet.
Drejtuesi ka qenë duke përdorur një veturë Renault Megane./Insajderi.com