×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Deputetë/et s’kanë mandat me i cenu trupat tanë”, protestë për miratimin e ligjit për shëndetin riprodhues dhe ferilizim të asistuar

    Insajderi
    29 February 2024 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetë/et s’kanë mandat me i cenu trupat tanë”, thuhet në pankartën e vendosur para Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet protestë me kërkesën për miratimin e ligjit për shëndetin riprodhues dhe ferilizim të asistuar.

    Në këtë protestë po kërkohet gjithashtu shkarkimi i Duda Baljes nga pozita e kryetares së Komisionit për të drejtat e njeriut.

    Përpos këtyre, kërkohet të sanksionohen të gjithë deputëtët që në hapësira publike shprehen me gjuhë të urrejtjes ndaj komuniteteve të caktuara.

    “Kush na mbron prej deputetëve”, “A e prish familjen IVF në spitale private”, ishin disa prej slloganeve të vendosura.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark