×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Deputetet e opozitës kërkojnë llogari nga Bislimi: Skandalet e Qeverisë janë të panumërta

    Insajderi
    21 July 2023 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtaret e Komisionit për Integrim Evropian kanë mbajtur konferencë për medie, pas dështimit të raportimit të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.  Ky i fundit ishte ftuar të raportojë në lidhje me dialogun por që nuk ishte prezentë.

    Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi, tha se edhe përkundër konfirmimit se do të marrë pjesë në Komisioni Bislimi nuk ka ardhur, madje kanë munguar edhe deputetët e pozitës.

    “Sot e kam thirrur takimin, zëvendëskryeministri dje na ka njoftuar që nuk vjen, qëllimi u bë i ditur sot se nuk erdhën as deputetet e pozitës”.

    “Ne e kemi thirrur për të raportuar për sanksionet, dhe takimin në Bratislavë një takim që nuk duhet të ndodhet atje, por në Bruksel”.

    Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka kritikuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për mosraportim.

    Sipas saj, skandalet e Qeverisë janë të panumërta dhe se vendi duhet të shkojë në zgjedhje.

    “Njeriu dy i kësaj Qeverie prej marrëzisë dhe skandaleve sot nuk ishte për të raportuar, sepse e gjithë ajo që ka bërë kjo Qeveri janë skandalet e panumërta. Sot Kosova është më keq se kurrë nga brenda më e izoluar se kurrë nga jashtë”.

    “Në seancën e fundit kemi parë që numri dy ushtron dhunë ndaj deputetëve, ata Sa më herët duhet t’i lirojnë pozitat dhe vendi të shkoj në zgjedhje e të kthehet legjitimiteti te qytetarët”, tha ajo.

    Kritika për mos raportim të Bislimit, pati edhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

    “Kjo është Qeveria më jotransparente dhe është e obliguar Qeveria përmes një rezolutë që të diskutojë për dialogun. Po e shihni se kjo Qeveri po ik nga deputetët”, tha Kadriaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark