×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputetët mblidhen në dy komisione

    Insajderi
    29 February 2024 - 08:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot mbahet mbledhja e komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave.

    Në rend dite është:

    1. Konstituimi i Komisionit dhe
    2. Shqyrtimi i listës së kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.

    Mbledhja nis nga ora 09:30.

    Në po të njëjtën orë nis mbledhjen dhe Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit.

    Rendi i ditës:

    1. Miratimi i rendit të ditës;
    2. Miratimi i planit të punës së Komisionit për sesionin pranveror;
    3. Shqyrtimi i propozimeve për anëtar të Këshillit Prokurorial nga radhët e Odës së Avokatëve;
    4. Shqyrtimi i raportit me amendamente i Komisionit Funksional për Projektligjin nr.08/L-258 për promovimin e përdorimit të burimeve të ripërtërishme të energjisë;
    5. Të ndryshme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark