×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Deputeti gjerman: Dënimi i Salih Mustafës, i ashpër

    Insajderi
    21 December 2022 - 09:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Të premten që lamë pas Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë morën vendimin e parë gjykues ndaj një të akuzuari.

    Me 26 vjet burgim u dënua ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa, nën akuzën për krime lufte.

    Ky vendim në opinionin kosovar nuk u mirëprit, sidomos pasi vendimi iu dha “në emër të popullit të Kosovës”.

    Deputeti gjerman Knut Abraham thotë po ashtu se ky vendim është i ashpër.

    “Është një aktgjykim i ashpër, i cili sigurisht ngjalli kujtimin e ngjarjeve të tmerrshme që ndodhën kundër shqiptarëve të Kosovës në atë kohë, por edhe vuajtjen e shumë serbëve. Unë kam mirëkuptim që në Kosovë këto gjëra po diskutohen dhe që emocionet janë të larta”, tha Abraham në një intervistë për DW-në.https://zeri.info/inarticle.html

    Ai në fund këshilloi që vendimi të pranohet.

    “Unë vetëm do të këshilloja dhe kjo vlen edhe për mua personalisht, që vendimi i Gjykatës Speciale të pranohet dhe natyrisht të vëzhgohet se si do të punojë gjykata në rastet e tjera”, theksoi deputeti gjerman, Knut Abraham. /Klankosova.tv

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark