×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti gjerman: Vuçiqi t’i lirojë menjëherë 3 policët e rrëmbyer

    Insajderi
    17 June 2023 - 21:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Bundestagut, Andreas Schwarz, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq duhet që menjëherë të organizojë lirimin e tre policëve të rrëmbyer në Kosovës.

    Schwarz ka shkruar se kjo duhet të bëhet në mënyrë që të de-përshkallëzohet situata.

    Ai përveç kësaj ka thënë se situata e sigurisë në Veri të Republikës së Kosovës është shqetësuese derisa shton se KFOR-I është në veprim, përfshirë edhe ushtarët gjermanë.

    “Situata e sigurisë në veri të Kosovës është shqetësuese. Njësitë e KFOR-it janë në veprim, duke përfshirë Bundeswehr-in tonë! Presidenti Vuçiq duhet të organizojë lirimin e menjëhershëm të tre policëve të rrëmbyer të Kosovë në mënyrë që të de-përshkallëzojë situatën”, ka shkruar Schwarz.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark