×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti i AAK’së e pyet zv. kryeministrin e Moldavisë si do të votojnë për Kosovën në KiE, kjo është përgjigja e tij

    Insajderi
    15 April 2024 - 21:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Shefi i Grupit Parlamentar së AAK-së, Besnik Tahiri, e ka pyetur numrin dy të kabinetit qeveritar të Moldavisë se si do të votojë ky shtet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Tahiri e ka publikuar edhe përgjigjen e zv.kryeministrit moldav, i cili ka thënë se janë të kënaqur që kanë raporte të mira politike dhe sa i përket votimit do të vendosin në vijim.

    “Kur është fjala te votimi i delegacionit tonë, duhet të ndajmë Qeverinë nga Kuvendi, anëtarë i të cilit kam qenë, pra nuk mund të flasë në emër të tyre, ata do të vendosin nesër. Mirëpo, siç e dini për Moldovën kjo është një çështje e ndjeshme, për shkak të çështjes së Transnistrisë, e cila është një çështje e vështirë për ne, por njëkohësisht mundem vetëm t’iu risiguroj, që jemi të kënaqur që kemi raporte të mira politike, dhe ishim të kënaqur që në kuadër të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian, vitin e kaluar, mirëpritëm presidentën tuaj, pra është një punë në progres, gjë që shpresoj se do të mirëkuptoni pozicionin tonë!”, thuhet në përgjigjen e tij.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark