×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LDK-së i gëzohet puthjes Luiz-Kiara, poston foton me mbishkrim kushtuar Kurtit

    Insajderi
    02 February 2023 - 10:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy protagonistët e show- it ‘’Big Brother Vip Albania’’ këngëtari, Luiz Ejlli dhe moderatorja Kiara Tito mbrëmë kanë shkëmbyer puthjen e parë.

    Në mesin e entuziastëve për puthjen e Luizit dhe Kiarës duket të jetë edhe deputeti nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa.

    Mustafa, në llogarin e tij në rrjetin social Facebook ka postuar foton e dyshes duke u puthur me një mbishkrim në formë tallje drejtuar kryeministrit, Albin Kurti.

    Luiz Ejlli dhe Kiara Tito- Big Brother Vip Albania- puthja

    ’Le t’nënshkruan KM sonte çka të dojë, s’e merr vesh ‘kush’’, ka shkruar ai.

    Ky postim i Mustafës është vërshuar nga komentete kritikuese që kryesisht kanë qenë pro kryeministrit Kurti.

    Por deputeti i LDK-së nuk ka hezituar t’iu kthej përgjigjje. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark