×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti i pushtetit glorifikon liderin, pohon se ka njerëz që e japin edhe veshkën për Albinin

    Insajderi
    21 May 2022 - 22:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një ditë pas protestës që dridhi sheshin nga punëtorët e sektorit publik deputetet e pushtetit janë mobilizuar që t’ia ëermiresojnë imazhin shefit të Qeverisë.

    Njëri prej tyre ka pohuar se edhe pas protestes adhurimi i popullatës për Kurtit mbetet në nivele tejet të larta, shkruan Insajderin.

    Deputeti i VV-së, Enver Dugolli përmes një postimi në Facebook, ka treguar se si një qytetarë ishte shprehur i gatshëm të jap veshkën për Albin Kurti.

    Sipas Dugollit, kërkesa e vetme e 35 vjecari ishte që të vazhdonte të qeverisë kështu siç ja ka nisë.

    Postimi i plotë:

    Sot ishte ditë vikendi dhe si zakonisht njerëzit i përkushtohen paksa shtëpisë dhe ambientit ku jetojnë. Edhe unë, sot dola për të blerë ca gjëra për një kopsht modest dhe mrekullohëm me njerëzit që takoj aty. Pasi që bleva ato që më nevojiteshin, njëri pak sa më i moshuar më thotë:

    Zotri Deputet, unë dhe ky djali këtu, por sidomos ky djali (ishte rreth të 35-tave) e duam Lëvizjen dhe Albinin shumë. Bile ky djali shpesh herë thotë se: për Albinin edhe njërën veshkë e jap po pati nevojë…

    I drejtohem ati djalit që as emrin nuk ja di dhe e pyes: Pa më thuaj i nderuar, me që e dashke aq shumë Albinin, çka pret prej tij (duke pandehë që më siguri mund të ketë ndonjë kërkesë specifike)?”.

    Me plotë guxim dhe pa asnjë dredhi ma kthen:

    Unë jetoj nga kjo punë, shes pleh organik për kopsht, dhe të mirë, shkopinjë për domate të mjellura dhe këto që po sheh. Vazhdon më tutje: unë nuk kërkoj asgjë më shumë prej Albinit se sa të vazhdon të qeverisë kështu siç ja ka nisë…, jam shumë I kënaqur…”

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark