Insajderi
Lajme

Deputeti i shqiptar i Bernit: Nëse deputetët e Nismës votojnë qeverinë Kurti, Limaj do të merr fund politikisht

Insajderi
17 April 2025 - 10:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputeti i shqiptar i Bernit: Nëse deputetët e Nismës votojnë qeverinë Kurti, Limaj do të merr fund politikisht
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti, ka kritikuar deputetët e Nismës nëse ata do të votojnë Qeverinë Kurti, shkruan Insajderi.

Ai ka vlerësuar se nëse deputetët e Nismës do të votojnë Qeverinë Kurti 3, do të ishte fatale për liderin e kësaj partie.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rashiti ka shkruar se në këtë mënyrë Fatmir Limaj do të digjte të gjitha kartat.

“Nëse 3 deputetët e NISMËS e votojnë një qeveri Kurti, atëherë Fatmir Limaj i djeg krejt kartat dhe i jep fund politikës bashkë me partinë e tij, që s’ka me ekzistu më përbrenda 4 viteve”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark