×
  • Lajme
  • Insajderi

    Deputeti i Vetëvendosjes ia kërkon dorëheqjen Klinakut pas deklaratës për “vrasje të Kurtit”

    Insajderi
    30 August 2023 - 09:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Enver Dugolli, ia ka kërkuar dorëheqjen u.d. të kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinakut, pas deklaratës për vrasje të kryeministrit, Albin Kurti.

    Dugolli, me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se veteranët duhet të kërkojnë largimin e tij dhe të distancohen nga “logjika e vrasjes si metodë e largimit nga pushteti”, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Pas asaj deklarate skandaloze dhe të rrezikshme e pakta që do duhej të ndodhte është dorëheqja e Faton Klinikat nga pozita e sekretarit dhe U.D. i kryetrit të OVL-së dhe kërkim falja si akt moral”, ka deklaruar ai.

    “Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk bën të heshtin por urgjentisht të kërkojnë largimin e tij nga ai post duke u shprehur se nuk pajtohen me logjikën e vrasjes si metodë e largimit nga pushteti të Kryeministrit të Kosovës”, vijon Dugolli.

    “Albin Kurtin shumë herë e kanë kërcënuar (madje gjatë luftës në burgjet serbe e kanë torturuar deri në prag të vdekjes) por nuk kanë arritur asnjëherë ta frikësojnë”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark