×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti i Vetëvendosjes kërkesë ndërkombëtarëve që ta rimodelojnë dialogun me Serbinë

    Insajderi
    05 May 2024 - 09:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, tha se dialogu me Serbinë është i vështirë, marrë parasysh sjelljen e Serbisë e pengesat drejtë anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

    “Nuk mund të ketë dialog me një Serbi për mënyrën së si sillet. Ne kemi pas një marrëveshje të dakorduar e cila ka përmbajt disa pika, ndër to ka qenë zotimi i dy palëve tjetër në anëtarësime në organizma ndërkombëtarë, ndërkohë në anën tjetër kemi pa pra se me çfarë gjuhe me çfarë ashpërsie Serbia është munduar ta ndalojë Kosovën në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës”, tha Rexhaj për Ekonomia Online.

    “Në anën tjetër ka pas një sulm terrorist me motive që të aneksojë një pjesë të Republikës së Kosovës në këtë rast veriut dhe natyrisht në situata të tilla dialogu nuk mund të vazhdojë. Pra duhet të rimodelohet dhe pastaj keni parë edhe idenë kur ndërmjetësit tentojnë t’i gjejnë faj, pra në këtë rast të hedhin faj nga vetvetja ndonëse mendoj se qasja që nga fillimi ka qenë jo e mirë”, tha Rexhaj.

    “Në raport me dialogun, në aspektin e palës së Kosovës mendoj se Kosova e ka treguar vetën sepse disa herë ka propozuar nënshkrim të marrëveshjes dikush ka thënë ndonëse edhe faktori ndërkombëtar kanë thënë se kur marrëveshja është e dakorduar nuk ka nevojë për nënshkrim por me qenë së ne e njohim pra se me kë kemi të bëjmë pra me një Serbi e cila përherë i ka shkelur marrëveshjet ne kemi 3 marrëveshje të dakorduara me Serbinë zbatimi i tyre dhe pse kanë qenë të dakordum si ajo e targave dhe tjera ka qenë vështirë e implementueshme edhe pse ka pas dakordim ne gjithmonë kemi insistu në nënshkrimin e saj madje edhe në Këshillin e Sigurimit ku kryeministri i Kosovës i drejtohet pra Vuçiqit dhe i thotë eja ta nënshkruajmë mendoj që megjithatë dialogu duhet të rimodelohet dhe shihet në një formë tjetër”, shtoi tutje ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark