×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti i VV-së e quan sukses të qeverisë Kurti liberalizimin e vizave, kundërpërgjigjet Berisha

    Insajderi
    11 January 2024 - 16:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti i PDK’së, Hisen Berisha iu është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, pasi ky i fundit u shpreh se liberalizimi i vizave është sukses i qeverisë Kurti.

    Berisha thotë se liberalizimi i vizave nuk ka filluar e mbaruar përgjatë tri vite qeverisje për një mandat.

    Liberalizimi i vizave për asnjë shtet, nuk ka filluar e mbaruar për tri vite të një qeverisje për një mandat.
    Kjo vije pas angazhimeve permanente të mekanizmave shtetërore e jo vetëm politik qeverisës
    “, u shpreh Berisha.

    Madje, deputeti i PDK-së theksoi se asnjëherë nuk i ka kërkuar askush qeverisë Kurti që të plotësojë kushte.


    “Nga ardhja e LVV e deri te liberalizimi, përgjatë historikut të komunikimit të Kurtit në BE, asnjëherë nuk ia ka kërkuar askush asnjë kusht që ta plotësoj qeverija e tij”.


    Tutje, ai thotë se mos liberalizimi kishte ndodhur për shkak të sulmit e ‘djegjes’ së Policisë dhe Kuvendit nga pozita e sotme.


    “Pse? Sepse, i kishin plotësuar qeveritë paraprake dhe mosliberalizimi kishte ndodhur pikërishtë për arsye të sulmit e “djegjes” së Policisë dhe Kuvendit të Republikës së Kosovës nga opozita e atëhershme e pozita e sotme, se edhe kerkesa tjetër ishte votimi i demarkacionit me Malin e Zi”, transmetoi Berisha për Insajderin.


    Ai shton se nga asnjë opozitë nuk mund të ndalet mashtrimi si propagandë neokomuniste e cila është e regjistruar në drejtimin shtetërorë.


    Cili është tash roli i deputetit dhe kryeministrit të VV në procesin e liberalizimit?! Mashtrimi, si propagandë neokomuniste e instaluar në drejtimin shtetërorë nuk ndalet nga asnjë opozitë, përveç procesit të rregullt zgjedhor, kjo po ofrohet dhe besoj shumë në atëdhedashurinë shqiptare, i cili kësaj radhe ka me i përzënë me votë nga politika, shtetbërja me të drejtë dhe histori të pastër, e vërtetuar edhe nga arkeologjia edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, që e përligji shpalljen e pavarësisë së Republikës së Kosovës!“, deklaroi deputeti i PDK-së. /Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark