×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    Deputeti i VV-së eskalon në lavde për Dejona Mihalin: Ajo është shtylla jonë, grua e fortë

    Insajderi
    25 April 2024 - 21:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në ditën e 28-të të marsit të këtij viti disa nga deputetët e Kuvendit të Kosovës ishin të pranishëm në seancën plenare të këtij institucioni.

    Ndër ta ishte edhe Halil Thaçi i Lëvizjes Vetëvendosje. Më shumë se prania e tij fizike në sallë, atë ditë mori vëmendje një bisedë e tij me shefen e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

    Në foton e siguruar nga biseda, kjo e fundit e dirigjonte Thaçin se çfarë të bënte.

    “Merre fjalën edhe ti. Se po na duhet me ble kohë, vetëm mos shaj najsend, veq pyetje boni. Dmth qetë edhe pa tension. Ok?”, thuhej në mesazh.

    Në lidhje me këtë sot para kamerës së Insajderit ka folur deputeti.

    Se çfarë përgjigje ka thënë ai në lidhje me këtë temë, raportin e “Freedom House” se në Kosovë ekziston korrupsion serioz në nivel qeveritar, e “shefen” e deputetëve të VV-së, Dejona Mihalin, mund ta mësoni në videon në vijim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark