×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti i VV-së “merr në dorë” politikat redaktoriale të mediave, tregon si duhet raportuar

    Insajderi
    16 July 2023 - 17:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në vazhdën e sulmit ndaj mediave dhe gazetarëve nga partia në pushtet, sulmeve iu është bashkëngjitur edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

    Dugolli me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka treguar se si të raportohet, teksa ka konstatuar se mediat janë të prira të raportojnë vetëm për pengesat.

    Për ta “ilustruar” këtë, ai ka marrë një shembull banal.

    “Siç sheh lajmet sot imagjinojeni një portal në vitet ’98, ’99, titulli do të ishte kësisoj: UÇK është armatosur, por territorin e Kosovës e kontrollon Serbia. Ja cila pjesë e kushtetutës së Serbisë e ndalon atë (Dokument)”, ka shkruar ai.

    “Këto prirje për të konstatuar gjithnjë vetëm pengesat në secilën gjë nuk janë të rastësishme”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark