×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti i VV-së: Pagat duhet të rishikohen, po vijmë drejt 1 janarit dhe vendi po zbrazet

    Insajderi
    13 October 2023 - 19:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LVV, Eman Rrahmani ka thënë se partia e tij nuk është dashur që ta bojkotojnë seancën e thirrur për Policinë e Kosovës.

    Ai tha se duhet parë gjendjen e policisë, ku sipas tij kushtet e tyre janë të njëjta tashmë e disa vite.

    “ Është gabim edhe dje edhe sot, për shkak se nuk duhet që të iu ikum diskutimeve e sidomos kur është çështja për Policinë e Kosovës. Ata kanë shumë nevoja dhe duke parë gjendjen në të cilën jemi që kemi kaluar tashmë e sa vite, ku përafërsisht tashmë e sa vite policia të hyrat i ka të njëjta, kushtet e njëjta. Duhet që të gjithë të merrmi më këtë problematike. A ka qenë përmbajtjesore ajo çfarë ka kërkuar PDK-ja a jo është çështje tjetër, mirëpo unë mendojë që asnjëherë pozita nuk duhet bojkotojë seancat në të cilat thirren nga opozita”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

    Tutje, ai ka thënë se pagat në të gjithë sektorët në Kosovë duhet që të rishikohen, pasi vendi është duke u zbrazur nga qytetarët që janë duke ikur për në Evropë.

    “Pagat në përgjithësi në Kosovë duhet rishikuar dhe më u pa mundësia, po vijmë drejtë 1 janarit dhe vendi është duke u zbrazur me njerëz edhe në polici edhe në secilin vend kemi largime të përditshme prej punës dhe orientimit të tyre drejt vendeve të Evropës për një jetë më të mirë, kështu që është një çështje emergjente që duhet merret secili prej nesh, por unë e vlerësojë si të gabueshme qëndrimin e LVV-së në këtë pikë , ku nuk marrin pjesë në çfarëdo llojë temë që opozita e sjellë në Kuvend. Ne duhet të marrim pjesë në ato diskutime, kurdo që kemi kundërshtime duhet që të kundërshtojmë…”, ka thënë ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark