×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti i VV-së: Pozitë dhe opozitë, kanë informata të njëjta për draftin

    Insajderi
    07 November 2023 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, tha se asnjë deputet i Kuvendit të Kosovës nuk e ka draftin e plotë për Asociacionin.

    Kjo deklaratë e tij vjen pas kritikave nga opozita për mos transparencë.

    “Ashtu sikurse edhe është kumtuar nga kryeministri se nuk mund të jetë publik ky draft derisa nuk është përfundimtar. Atë që e dinë, deputetët e mazhorancës të njëjtën informatë e kanë sikurse edhe deputetët e opozitës”, tha ai.

    Sipas tij palët janë merr vesh që drafti të mos bëhet publik pa qenë përfundimtar.

    “Palët në bisedime janë marrë vesh, se derisa nuk ka një draft përfundimtar për Asociacionin, ky draft të mos bëhet publik dhe të diskutohet jashtë tavolinës së Brukselit”, tha ai i ftuar magazinën “Info Plus” në RTK.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark