×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti i VV-së s’i frikësohet fjalëve të dikurshme të ministrit Peci, e pi duhanin në hapësirë të mbyllur

    Insajderi
    10 December 2023 - 15:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është zotuar për çrrënjosje të pirjes së duhanit në hapësira të brendshme, ashtu “siç po e rrënjos çdo ditë kancerin” në ministrinë e tij. Megjithatë, ultimatumeve të tij të mëhershme duket se nuk po ua kanë frikën deputetët që vijnë nga partia me të cilën është në koalicion.

    Lexues të Gazetës Insajderi kanë dërguar fotografi të deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, njëherësh edhe kryetar i degës së VV-së në Gjakovë, duke pirë duhan në hapësira të mbyllura.

    Të njëjtit kanë bërë me dije se fotografia është realizuar sot (të dielën) në një nga kafiteritë në Gjakovë.

    Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, pati premtuar zero tolerancë për pirjen e duhanit në ambiente të mbyllura.

    “Siç po e çrrënjosë çdo ditë kancerin në Ministri të Bujqësisë, çdo ditë do ta çrrënjosë pirjen e duhanit në hapësira të brendshme. Zero tolerancë për konsumimin e duhanit në hapësira të brendshme është zero tolerancë me fjalë e veprim”, pati deklaruar ai.

    Personat fizik që e shkelin Ligjin për Kontrollin e Duhanit dënohen me gjobë prej 50 euro. Ndërkaq, ata fizik marrin gjobë 3000 euro.

    Mbikëqyrja e Ligjit për Kontrollin e Duhanit tashmë ka kaluar në kompetencë të Ministrisë së Shëndetësisë. /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark