×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Deputeti i VV’së e mbron në Kuvend vendimin e Presidentes për të mos e dekretuar Isufajn

    Insajderi
    19 October 2023 - 16:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i VV’së, Adnan Rrustemi, gjatë seancës së sotme, e ka mbrojtur vendimin e presidentes Osmani për mosdekretimin e Blerim Isufajt si kryeprokuror.

    Rrustemi ka thënë se presidentja nuk ka mundur ta legjitimojë një proces “të diskredituar”.

    “. Shkeljet e konstatuara nga presidentja dhe shoqëria civile që kanë monitoruar këtë proces si shmangia nga zbatimi i kritereve ligjore për përzgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit, mohimi i mundësisë për mjete ankimor efektiv brenda KPK’së për kandidatët e pakënaqur, shkelja në procedurat e vlerësimit të reputacionit profesional të kandidatëve, shkelja në procedurat e vlerësimit të integritetit të kandidatëve, cenimi i transparencës, barazisë, meritokracisë dhe mungesave në dokumentacion kanë qenë bazë e qartë për mosdekretim. Me këtë veprim, presidentja natyrisht që nuk mund ta dekretonte dhe të formalizonte dhe legjitimonte një proces të diskredituar të një personi të diskredituar”, ka thënë ai.

    Ai ka thënë se presidentja po e mbron ligjshmërinë, kushtetueshmërinë, ndërsa ka shtuar se Prokuroria Speciale duhet të tregojë se pse i kanë bërë presion prokurorit paraprak që t’i hiqet fletëarresti Radojiçiqit.

    “Veprimi i presidentes është komplet në mbrojtje të kushtetueshmërisë dhe në mbrojtje të interesit publik”, tha ai. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark