Insajderi
Lajme

Deputeti i VV’së e ngatërron Albulena Haxhiun me Vjosa Osmanin, nga salla i thonë “kanë me të mytë që ke gabu”

Insajderi
10 April 2026 - 12:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Deputeti i VV’së e ngatërron Albulena Haxhiun me Vjosa Osmanin, nga salla i thonë “kanë me të mytë që ke gabu”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Deputeti i Vetëvendosjes, Enver Haliti, tentoi që ta përshëndeste kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, edhe për funksionin e saj të ushtrueses së detyrës së presidentes, por këtu ngatërrua.

Në vend të emrit të Haxhiut, ai tha Vjosa Osmani.

“E nderuara kryetare e Kuvendit dhe ushtruese  e detyrës së presidentes, zonja Vjosa Osmani, Vjosa… Albulena Haxhiu”.

Ky gabim i tij ngjalli të qeshura në Kuvend, ndërsa nga deputetët opozitarë dikush u dëgjua t’i thoshte: “O kanë me të mytë që ke gabu”.

Haliti më pas e korrigjoi duke thënë: “Ish-presidente”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark