×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i LSDM-së: Maqedonasit nuk janë obliguar ta përdorin gjuhën shqipe

    Insajderi
    06 September 2017 - 20:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov nga foltorja e komisionit për sistem politik sot ka folur në lidhje me propozimin për ligjin e gjuhëve që është në diskutim e sipër para anëtarëve të këtij komisioni.

    “Mos krijoni frikë pa mos u bazuar në realitet në lidhje me ligjin e gjuhëve. Askush nga Berova, Dellçeva dhe nga Vinica nuk do të jenë të detyruar që të përdorin gjuhë tjetër që nuk është gjuhë e tyre amtare. Nuk është e përgjegjshme që të krijohen kështu debate ” tha Shilegov, përcjell Telegrafi në  Maqedoni.

    Përndryshe, sot është dita e dytë e diskutimit për këtë ligj në komisionin parlamentar për ligjin për gjuhët.

    Diskutimi duhet të vazhdojë edhe nesër, ndërsa propozim ligji duhet të jetë para deputetëve deri më 14 shtator.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark